25/12 18:19
Një monument i krijuar si “simbol shprese” për Ukrainën është përuruar në Liverpool, ndërsa qyteti përgatitet të presë Festivalin e Këngës në Eurovizion, në emër të vendit të shkatërruar nga lufta.
Monumenti i Paqes në Ukrainë u zbulua në Strawberry Field, ish-shtëpia e fëmijëve e bërë e famshme nga kënga e Beatles Strawberry Fields Forever.
Statuja 16 metra e gjatë, e cila është një burrë që mban një libër, pëllumb dhe flamur ukrainas, do të ekspozohet për fansat e Eurovizionit që do të vizitojnë qytetin përpara finales së konkursit këtë muaj.
Të pranishëm në ceremoni ishin gazetarë dhe të ftuar, që vëzhguan të gjitha detajet e statujës së paqes.
Top Channel