Qëndroi 86 ditë në grevë urie në një burg izraelit, ​ndërron jetë palestinezi

02/05/2023 11:14

Një prej figurave të grupit militant islamik palestinez “Xhihad”, Khader Adnan ka ndërruar jetë në një burg izraelit pas 86 ditësh grevë urie.

Shërbimi Izraelit i Burgjeve tha se ai u gjet pa ndjenja gjatë së martës. Ai u dërgua në spital, por përpjekjet për ta shpëtuar nuk patën sukses.

Sipas BBC, Shërbimi Izraelit i Burgjeve tha se ai kishte refuzuar t’i nënshtrohej testeve mjekësore, apo të merrte trajtim.

Pas vdekjes së tij, është njoftuar se militantët shtinë të paktën tri raketa nga Rripi i Gazës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Grupi, kishte paralajmëruar Izraelin se do të paguante “një çmim të lartë” për burgosjen e tij.

44-vjeçari Khader Adnan ishte akuzuar për pjesëmarrje në një grup terrorist e nxitje dhe do të dilte në gjyq këtë muaj.

Adnani ishte nga Jenini i Bregut Perëndimor të pushtuar. Ai kishte qenë në grevë urie pesë herë.

Para vdekjes, gruaja e tij, Randa Mousa tha se ai “po refuzonte çdo mbështetje, ndërsa ndodhej në një qeli me kushte shumë të vështira”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA