
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, nisen të enjten për në Londër për të marrë pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, që do të zhvillohen, më 5 dhe 6 maj 2023.
Ditën e premte, më 5 maj 2023, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, do të marrin pjesë në pritjen e dhënë nga Mbreti Charles III dhe Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin Buckingham për Krerët e Shteteve pjesëmarrës në ceremoni.
Ndërsa, ditën e shtunë, më 6 maj 2023, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë do të ndjekin ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit dhe të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar në Kishën e Westminster.
Në kuadër të pjesëmarrjes në këto ceremoni, Presidenti Begaj pritet të takohet edhe me krerë të ndryshëm shtetesh.
Top Channel