Foto ilustruese

Një 47-vjeçar është plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta në Vlorë.

Rreth orës 12:55, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta A. T., 34 vjeç, ka goditur me thikë  E. M., 47 vjeç.

Policia ka kapur autorin e dyshuar të ngjarjes dhe e kanë shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

I plagorusi E. M. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.

Vlorë/Informacion paraprak

Goditi me mjet prerës (thikë), një shtetas, falë reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë kapin autorin e dyshuar. Rreth orës 12:55, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. T., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. M., 47 vjeç.  Shërbimet e Policisë kanë kapur autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. T., dhe e kanë shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë. Shtetasi E. M. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA