Përse macja ishte një tematikë mbizotëruese në tapetin e Met Gala 2023

02/05/2023 12:38

Si një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin e modës, Met Gala 2023 shënon hapjen e ekspozitës së stilit të Institutit të Kostumeve dhe është festuar prej kohësh për veshjet e tij që përcaktojnë shkëlqimin e mrekullueshëm të tapetit të kuq.

Tema e Met Gala e këtij viti ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’ do të nderojë shkëlqimin artistik të stilistit të ndjerë dhe do të gjurmojë evolucionin e tij. Macja dhe muza e dashur e Karl Lagerfeld, Choupette, njoftoi të hënën se nuk do të merrte pjesë në Met Gala, pavarësisht spekulimeve nga fansat se ajo do të zbukuronte ngjarjen e mbushur me yje. Ajo mendohej se do të dilte në tapet me kryeredaktoren e “Vogue”, Anna Wintour apo një yll si Beyoncé.

Do të ishte një homazh i përsosur për babain e saj të ndjerë stilist, trashëgimia e të cilit është tema e institutit të kostumeve të këtij viti. Por kjo nuk e ndaloi faktin që ajo të ishte prezente, pasi disa personazhe të tjerë vendosnin ta sillnin në jetë atë. Ndaj, kjo mund të ketë qenë arsyeja që shumë prej jush mund të kjeni pyetur veten se pse disa yje kishin vendosur të visheshin pikërisht si macja e Karl-it. Disa prej tyre ishin Doja Cat, e cila kishte shndërruar fytyrën e saj në një mace, Jared Leto, i veshur tërësisht në një kostum si mace dhe Lil Nas X, i cili nëpërmejt kristaleve kishte realizuar një maskë në formën e fytyrës së maces.

Ndërkohë, llogaria zyrtare e maces në Instagram dha një deklaratë për të gjithë ndjekësit e saj:

“Një milion faleminderit për të gjithë ju fansat e mi, adhuruesit e kafshëve dhe admiruesit e babit. Ju të gjithë keni treguar entuziazmin më të mirë dhe mbështetjen e pakushtëzuar, unë ju them faleminderit! Shumë njerëz më ftuan të ecja në tapetin e kuq të #METGALA2023 për nder të babit, por ne preferuam të qëndronim të qetë dhe komod në shtëpi. Ne i bëjmë homazhe babit tim çdo ditë që nga ndarja e tij dhe jemi shumë të prekur që shohim një ditë tjetër kushtuar atij. Me dashuri, përgjithmonë Choupette!”

 

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA