Miqësitë brenda dhe jashtë “Big Brother”, flet Armaldo Kllogeri

02/05/2023 18:08

Armaldo Kllogjeri, i ftuar këtë të martë në “Ftesë në 5”, foli për miqësitë e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Armaldo tregoi se ka vazhduar shoqërinë me Oltën, me të cilën ka ndarë foto në rrjetet sociale teksa darkonin së bashku. Artisti nuk tregoi detaje për takimin, ndërsa me humor tha se konsumuan ushqime deti.

Teksa u shpreh se Luizin e ka mbështetur gjatë kohës kur ka qenë banor i “BBV”, Armaldo tha se ai do të jetë fituesi i këtij edicioni.

“Kam dashur ta fitoj një vajzë por tani që ajo nuk është, besoj se është e pamundur ta fitojë një vajzë. Mendoj që Luizi e ka të garantuar tani. Është djalë shumë inteligjent”.

Vetë Maestro, shprehet se e arriti qëllimin që i kishte vënë vetes me pjesëmarrjen në reality show.

“Qëllimin që pata për të qenë pjesë e këtij formati e kam arritur. Të jesh pjesë e një formati ku të shohi pafund. Ka qenë vendi i duhur në kohën e duhur”.

Në fund, Maestro ftoi publikun në një koncert premierë në 4 maj në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Në bashkëpunim me Orkestrën e Ansamblit Popullor, Grupin Vokal dhe Grupin e Valleve të Ansamblit Popullor, bashkë me këngëtarët e mirënjohur të muzikës popullore, Ylli Baka dhe Era Rusi, Armaldo premton një natë të paharrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA