Drejtuesi politik i PS per qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u takua me komunitetin nga Librazhdi që jeton e punon në Rrogozhine dhe Kavajë.

Së bashku me disa demokratë, iu bashkua Partisë Socialiste edhe ish-futbollisti i kombëtares, Andi Lila, dikur i propozuar si kandidat i PD për deputet.

Veliaj tha se demokratët po e braktisin masivisht partinë e tyre për shkak të Sali Berishës .

“Por, respekt për demokratët. Jo vetëm për demokratë si Andi Lila, si Çiljeta, Ermal Mamaqi, e shumë të tjerë që na janë bashkuar, por respekt për çdo demokrat të thjeshtë. Sepse pasi panë Saliun që e ndërroi pllakën, e lanë tek pullë në mes të arenës, vetëm, me 22 mijë karrige bosh. Faleminderit dhe respekt, se e kanë kuptuar që nuk është me të sharë, është me të punuar; nuk është me të mallkuar, është duke përveshur mëngët dhe duke ecur përpara,”

Për dyshen Berisha-Meta, Veliaj tha nuk e dinë  se cilin kanë kandidat në këto dy bashki pasi shohin vetëm hallet e tyre.

“Kur erdhi në Rrogozhinë Saliu nuk e dallonte dot kush ishte kandidati i tij. Ia bënin me gisht se ngatërroi nja 10 vetë.. Atyre s’iu ka humbur vetëm vula, iu ka humbur edhe fytyra, iu ka humbur dhe emri. Në Kavajë, akoma më shumë për të qeshur, se në Rrogozhinë ishin të paktën nja 20 vetë, por në Kavajë ishin vetëm dy vetë dhe i fliste për kandidat këtij që kishte në krah të majtë, i thoshte tërë kohën “kandidati-kandidati” dhe kur i dha fjalën për t’u çuar, ai i shkreti pasi dëgjoi Saliun një orë, i tha “s’jam unë kandidati, është ai që ke në krahun e djathtë”. Këta as nuk e dinë kë kanë,”

Top Channel