Ibrahimaj: Mund të dalim nga “regjimi” i Bordit, çmimet e hidrokarbureve po normalizohen!

02/05/2023 11:11

Bordi i Karburanteve, i cili u krijua me akt normativ të qeverisë në mas të vitit të shkuar për të mbajtur nën kontroll çmimet e karburanteve të ndikuara nga lufta në Ukrainë, mund të shkrihet.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se shkrirja e bordit mund të ndodhë për shkak se situata e çmimeve në tregun e hidrokarbureve ka ardhur në normalizim.

Po bëhen të gjitha analizat që duhet, tha ministrja, me qëllim që të shikohet mundësia për vijimin e ecurisë së këtij bordi.

Bordi i Karburanteve ka qenë objekt diskutimi i madh gjatë vitit të kaluar. Ky diskutim shkoi deri në Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese la në fuqi funksionimin e bordit dhe vendosi për ligjshmërinë e këtij bordi. I vetmi nen që ndryshoi lidhej me shfuqizimin e borxhit, që sipas aktit normativ, shfuqizimi i bordit ishte një vendim që merrej nga vetë bordit. Ky nen u shfuqizua dhe bordi në bazë të vendimit të gjykatës Kushtetuese, I cili ende nuk është zbardhur. do të ketë një formë tjetër ligjore për mbylljen e aktivitetit të bordit. Situata e çmimeve në tregun e hidrokarbureve ka ardhur në normalizim. Po bëjmë të gjitha analizat që duhet, me qëllim që të shikojmë mundësinë për vijimin e ecurisë së këtij bordi. Mendoj që ka qenë një instrument që ka ruajtur mos rritjen dhe mbajtjen nën kontroll të çmimeve të karburanteve kur ka pasur luhatje të mëdha. Uroj që çmimet karburanteve të janë normalizuar, me qëllim që të dalim nga regjimi i bordit dhe i përcaktimit të çmimet dhe të rikthehemi në normalitet në përcaktimin nga tregu”- u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA