Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dhunoi vajzën e tij.

Autori V. S., 61 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij 24-vjeçare.

Një rast tjetër dhune është raportuar në Sarandë, ku T. B., 56 vjeç u shpall në kërkim, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij dhe e ka mbajtur atë për një kohë të shkurtër në zyrë, pa dëshirën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. S., 61 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij 24 vjeçe.    

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi T. B., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr.4, Sarandë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij dhe e ka mbajtur atë për një kohë të shkurtër, në zyrë, pa dëshirën e tij.  Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA