Erion Veliaj i bëri thirrje demokratëve të ndëshkojnë me votë Ilir Metën duke e refuzuar ta votojnë më 14 maj.
“Fyerje më të madhe për demokratët, t’i çosh si cjapi te kasapi e të votojnë Ilir Metën, s’ka”, u shpreh Veliaj.
“Mos ua jepni lejen t’ju poshtërojnë. Votoni Partinë Socialiste dhe e keni kollaj se është numri 2, për të çuar gocat dhe çunat tanë në Këshill Bashkiak.”
Demokratëve u kërkoi të marrin shembullin e Çiljetës, e cila edhe pse me bindje te e djathta voton majtas.
Veliaj: Ne nuk falim se çunat tanë duhet të rriten në një kopsht si ky. Me bindje them se ti lalin tat voton.
Çiljeta: Kur jam kthyer unë tek gjyshja ime 80 vjeç mos ngeltë demokrat pa u kthyer.
Në kërkim të një mandati të tretë, kandidati socialist i zbuloi banorëve të Lagjes 13 se çfarë do korrigjojë në punën e tij nëse merr besimin e tyre, ndërsa nuk la pa thumbuar rivalin e tij demokrat Belind Këlliçi.
Veliaj: Nëse me pyesni çfarë do bëj ndryshe mandatin tjetër unë s’do pres më sa të binden të gjithë. Edhe për kopshtin botanik, prona është e bashkisë na ka hedhur fakulteti ne gjyq, unë e kuptoj se me gishta përpjetë ose me një nga gishtat se po i bie. Pasi Tirana nuk i hëngri premtimet falas falas i nxorën gishtin e mesit. Kur nuk ke ndërmend të fitosh sigurisht do gënjesh dhe kur gënjen të mbetet gishti i mesit.
Top Channel