Takimi me Vuçiçin, Kurti niset drejt Brukselit
01/05/2023 13:57
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur sot drejt Brukselit, ku të martën do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Bashkë me Kurtin duke u akomoduar në ulëset e tyre në aeroplan është parë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
KosovaPress ka siguruar pamjet nga nisja e delegacionit kosovar në krye me kryeministrin Kurti.
Në takimin e nesërm të dialogut pritet të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit dhe do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Top Channel