Takimi i pazakontë në stallën e dhenve, Romaldo krahason dhinë me konkurrenten e “Për’puthen”

01/05/2023 19:29

Konkurrenti i “Për’puthen”, Romaldo, zgjodhi që takimin e radhës me Samonën ta zhvillojë në një stallë kafshësh.

Vetë Samona u shpreh se ndihej në siklet sepse i ka frikë kecat, por konkurrenti këmbënguli të vazhdonin bisedën. Gjatë debatit, nuk munguan kritikat ndaj njëri-tjetrit, madje Samona u shpreh se më mirë duron aromën e kafshëve se sa praninë e Romaldos.

Samona: Më shumë duroj aromën e dhive se sa ty në këto momente

Romaldo: Më shumë argumente dhe pyetje më kanë bërë dhitë sot se sa ti

Gjatë takimit, çifti u bë dëshmitar i një momenti emocionues, kur një dele solli në jetë të voglin e vet. Megjithatë, Romaldo nuk kurseu batutat e tepruara, teksa krahasoi një dhi me Marian, një tjetër konkurrente të programit të dashurisë, për të cilën ka shprehur pëlqim.

“A të ngjason me Marian kjo (dhia), te pjesa e gjoksit? Është fiks”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA