Kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Durrës, Igli Cara i pranishëm këtë të hënë në ‘Top Story”, është shprehur se filozofia e kundërshtares së tij politike i shërben një pale të kapur prej fyti.
Ai tha se ka mjaftueshëm eksperiencë dhe ka dhënë prova para qytetarëve për t’i bindur ata pse duhet ta votojnë dhe se është treguar gjithmonë i gatshëm dhe me vullnet për t’i ofruar atyre ndihmë.
Igli Cara: Filozofia e Sakos është filozofi e shërbimit të një pale që e kanë kapur për fyti. Kur kandidon për një post nuk kandidon për moshën por ofrohesh për atë çfarë do të japësh dhe përvoja është pozitive se kam dhënë disa prova para qytetarëve. Një nga kontributet më të rëndësishme është jo vetëm investimet në Durrës por në të gjitha drejtoritë e shërbimeve për qytetarët. Nga viti 2006 kemi bërë universitetin e Durrësit të dytin në Shqipëri. Kam bërë goxha që të krijohet sot kampusi universitar ku së bashku me Berishën dhe me ministren e Arsimit kemi investuar. Të gjitha këto janë investime dhe më i madhi investim i imi është se kam qenë pranë qytetarëve gjithmonë i gatshëm me vullnet të plotë për t’i ardhur në ndihmë Durrësit.
Top Channel