Në mjetin e marrë me qera, Edmond Haxhia i priti të gjithë bashkëpunëtorët e tij për vrasjen e Ardian Nikulaj.

Një krim i planifikuar në të cilin vetëm njëri kishte rolin e qitësit e të tjerët të informatorit. mbasi hyri në Shqipëri në nëntor 2022 sipas të dhënave që po përkthehen për palën angleze, Haxhia priti në shkurt 2023 Ruben Saraivën, të cilit sakaq i kishte siguruar një motor që e bleu me akte noteriale në emër të të fejuarës.

Megjithë planin, kamerat e sigurisë që shfaqin Haxhinë në aeroport teksa takon portugezin konsiderohen si prova nga hetuesit.

Në 4 prill në Shqipëri mbërrin sipas grupit të hetimit çifti i parë i vëzhguesve dhe përgjatë datave 6 dhe 7 prill Saraiva tenton të kryejë eliminimin e Nikulaj. Por grupi i hetimit shton se portugezi dështoi.

Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Harriet Bridgeman tanimë të arrestuar dështuan në ndjekjen e shënjestrës dhe sipas akuzës ata u larguan. Në 11 prill mbërrin vëzhguesi i katërt Harry Simson, që ja del.

Ai u priti disa metra larg Rinasit nga Edmond Haxhia në mënyrë që të mos pikasej nga kamerat e sigurisë, e megjithatë ai u zbulua.

Me prova ADN që lidh Haxhinë me dy protagonistët kryesore Simson dhe Saraiva, hetuesit thonë se ditën e krimit informatori Simson ishte fare pranë vendngjarjes dhe se e la në mes lojën e bilardos duke u shfaqur i panikosur e duke kërkuar një taksi.

Në largim e sipër nga Shqipëria ai nuk takoi askënd megjithëse priti mëse 6 orë. Ai dhe i dyshuari si vrasës vazhdojnë të jenë në kërkim, ndërsa të për të tjerët Shqipëria duhet të vërtetojë në datën pesë maj Anglisë se kanë jo vetëm video por edhe prova që i lidhin me Haxhinë.

Nikulaj e mori  makinën me qera: Prova të reja kanë dalë në dritë për grupin e vrasësve me pagesë që ekzekutuan biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Edmond Haxhia iku nga Shqipëria përmes Rinasit vetëm pasi u bind se vrasja nga gjakmarrje do të kryhej. Më herët kishte tentuar me oferta në Fushë Krujë, madje i ishte afruar aq shumë shënjestrës sa kishte luajtur futboll me të afërm të familjes Nikulaj.

Por askush nuk e njihte mbasi kishte emigruar në Angli që 14 vjeç dhe ndërkohë ishte kthyer në zonë me qëllimin për të orientuar një skuadër të huaj vëzhguesish dhe vrasësish që duhet të eliminonin për gjakmarrje Ardian Nikulaj. Policia dhe prokuroria e Lezhës janë të bindur me prova se i dyshuari Edmond Haxhia arriti të shfrytëzojë edhe partneren e tij e cila më 27 shkurt bleu me akt noterial motorin e afishuar për shitje nga një kryeqytetas. Kur policia përfundoi krahasimet dhe telefonoi pronarin e vërtetë të motomjetit ai u përgjigj i nxehur ‘e kam shitur’.

Por në një deklaratë të mëvonshme të detajuar para hetuesve ai tregoi emrin e pronares së re Valbona Deda. Pikërisht ky motor u përdor nga portugezi Ruben Saraiva i cili teksa qëndronte në Shkodër prej 14 shkurtit, nuk rezervohej kur shfaqej në video duke sharë. Megjithatë burimet e Top Channel tregojnë se si prova e pakundërshtueshme është ADN-ja që lidh të kërkuarin Harry Simson, në rolin e vëzhguesit me të njëjtin profil gjenetik të gjetur në mjetin e marrë me qira nga Edmond Haxhia.

Hetuesit pretendojnë se kjo provë tregon lidhjen midis të dyve. Haxhia ndërkohë shfaqet në pamjet që Top Channel disponon teksa largohet nga Shqipëria mbasi aty kishte mbërritur çifti i dytë i vëzhguesve. Profili i dytë i pretenduar lidhet me ADN-në e siguruar në një nga veshjet e përdorura nga vrasësi që përputhet me profilin e gjetur në një çamçakëz në banesë.

Bëhet me dije se në këtë hetim nuk ka asnjë te penduar, ndërkohë që brenda datës pesë maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ja dërgojë Britanisë së Madhe ndaj të arrestuarve Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Harriet Bridgeman. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA