Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi e zgjeroi ofertën e tij për transport urban falas përtej Tiranës duke përfshirë edhe zonat periferike.
Këlliçi: Autobusi pas 14 majit do të jetë falas, në qytet dhe në fshat. Dhe kjo është e padiskutueshme sepse janë 200 mijë qytetarë në ditë që e përdorin këtë shërbim. Imagjino t’ia heqësh këtë barrë ekonomike 200 mijë vetëve në ditë. Do të kenë minimalisht 52 mijë lekë më shumë në muaj.
Në takimet me banorët e zonave rurale, Këlliçi u zotua se do të zhduke procedurat burokratike për restaurimin e banesave në fshat .
Këlliçi: Për të bërë riparime në avllitë tuaja, në bahçe, në shtëpitë tuaja, nuk do të ketë më asnjë vështirësi në procedura, do ta bëni vetëm me një njoftim. Dhe ju jap fjalën e nderit se psa 14 majit, nuk vjen më asnjë inspektor me ju gjobit .
Banoreve u sqaroi se projekti i tij nëse fiton zgjedhjet, parashikon subvencione për fermerët edhe ngritjen e 15 tregjeve agro- ushqimore.
Këlliçi: 7 milionë euro në vit, për fermerët për bujqësinë, pa diskutim është një masë e nevojshme për t`i dhënë oksigjen, për t`i ndihmuar të gjithë fermerët e Tiranës. 3 milionë euro do të mbështesim skemën për huamarrjen, për fermerët që kanë nevojë. Do të ngremë 15 tregje të gjelbërta në Tiranë, do të kenë zero taksë bashkiake nga bashkia e Tiranës.
Në takimet elektorale në zonat periferike te Tiranës, Belind Këlliçi u premtoi banorëve se do jenë ata që do zgjedhin drejtuesin e njësive administrative nëse ai fiton zgjedhjet.
Top Channel