Zvicra mori sot nga kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Rusia, dhe ashtu si në rastin e Moskës që drejtoi organizmin e rëndësishëm ndërkombëtar në mesin e pushtimit të saj në Ukrainë, kritikat nuk munguan as në këtë rast.

Ambasadori i Zvicrës në OKB, Pascale Baeriswyl, u shpreh se vendi i tij dëshiron të shfaqet si ndërmjetës dhe ndërtues urash të bashkëpunimi. Por reputacioni i Zvicrës tradicionalisht neutrale është dëmtuar që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, për shkak se nuk iu bashkua herët sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

 “Në qarqet politiko-diplomatike, politika e jashtme zvicerane e 18 muajve të fundit të jep arsye për te tundur kokën. Arsyet përfshijnë hezitimin në fillim për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe refuzimin e vazhdueshëm për t’i lejuar aleatët të transportojnë municione zvicerane në Ukrainë”, tha Christoph Frei.

Zvicra ka refuzuar gjithashtu një ftesë nga 7 shtetet më të industrializuara të botës për t`iu bashkuar grupit të punës që gjurmon fondet e mbështetësve të presidentit rus, Vladimir Putin. Raportimet kritike ndaj saj janë shtuar, siç pohon dhe vetë ministra e jashtme zvicerane.

Megjithatë sipas saj, deri tani nuk ka të dhëna për ndonjë përkeqësim të konsiderueshëm në perceptimin e përgjithshëm do të kishte pasoja negative të qëndrueshme. Presidenca e Këshillit të Sigurimit ndërron sipas një radhe të paracaktuar çdo muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA