Mbyllet Gjykata e Pogradecit, 600 dosje kalojnë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë
01/05/2023 13:14
Sipas hartës së re gjyqësore, mbyllet dhe Gjykata e Pogradecit, e cila do të transferojë rreth 600 dosje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë.
Më herët u mbyllën edhe Gjykata e Apelit dhe ajo Administrative.
Ditën e sotme ka hyrë në fuqi shkrirja e 9 gjykatave dhe 9 prokurorive. Ky plan po ndiqet në zbatim të hartës së re gjyqësore, ku pretendohet drejtësi efikase dhe në kohë për qytetarët.
Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë ajo e Tropojës, Matit, Kurbinit, Pukës, Krujës , Kavajës, Lushnjës, Përmetit edhe Pogradecit.
Top Channel