Maestro tregon nëse do këndojë në dasmën e Luizit e Kiarës dhe sa lekë do i hedhë: Jam daja…

01/05/2023 09:47

Gjatë intervistës në “Mos i bjer me top”, tek “E Diell”, Armaldo Kllogjeri ka treguar se sapo ka dalë Kiara nga “Big Brother”, e ka marrë në telefon dhe e ka uruar për propozimin që ka marrë nga Luizi për martesë.

I pyetur nga Ronaldo nëse do këndojë në dasmën e tyre, maestro u shpreh që nëse e ftojnë për të kënduar, patjetër që do këndojë. Sa për lekët që do i hedhë në dasmë, Armaldo u shpreh se do i japë aq lekë sa do i japë Luizi për të kënduar në dasmë.

Ronaldo Sharka: Do këndosh aty?

Armaldo Kllogjeri: Nuk e di, po të më ftojnë për të kënduar, patjetër që do të këndoj. Ku ka më bukur se të këndosh nëpër gëzimet e atyre që martohen dhe lidhin jetën. Tani unë jam daja…

Ronaldo Sharka: Daja do këndojë me lekë apo pa lekë?

Armaldo Kllogjeri: Tani me aq lekë sa ka bërë Luizi…

Ronaldo Sharka: E do një zarf daja ëë? Po daja sa do i hedhë për dasmë?

Armaldo Kllogjeri: Aq sa të më japë Luizi edhe Kiara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA