“Kam punuar 30 vite, por një apartament 130 m2 kam/ Berisha fton Ramën në debat: S’ka si të justifikojë sarajet e Surrelit

01/05/2023 20:00

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral me militantët në Paskuqan, ka hedhur një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama për pronën e tij në Surrel.

Duke e ftuar sërish në debat, Berisha thotë me bindje se Edi Rama nuk mund të dalë në shesh përballë tij sepse nuk ka se si të justifikojë Sarajet e Surrelit.

“Në çdo takim u kemi bërë thirrje, urdhëro të dalim në shesh para qytetarëve. Edhe këtu po të duan të vijnë në debat, por debati është detyrim para jush sepse kryeministri, Presidenti i këtij shtetit, cilido ka detyrë sepse paguhet me taksat tuaja, pro Edi Rama nuk del dot kurrë.

Si mund të dali ai, me ato saraje. Kam qenë rrogëtar i këtij shteti për 30 vite, por një apartament 130 metra kam. Absolutisht, pa kredi më të madh nuk e blija dot. Kjo është e vërteta.

Po ti që ndërtove sarajet me 720 metra gjatësi themelet. Me 5000 metra parkun përreth, me ullinj 3-400 vjeçar që kushtojnë nga 20-30 mijë euro. Ku i gjete këto, hajde këtu Edi Rama, duhet të dalës tu thuash këtu qytetarëve nga mbijnë ato. Se ti na thua jam nga bregu, se po qe nga bregu, Surreli nuk është në breg, nuk i ke trashëgim, as nga nëna as nga baba ato, i ke vjedhur, ndaj dhe nuk del. I ke vjedhur, i ke vjedhur”- tha Berisha.

Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për Kamzën, Arjan Hoxha, Berisha është ndalur shkurtimisht tek arsimi ku nuk ka kursyer kryebashkiakun socialist të kësaj bashkie, Rakip Suli. Sipas Berishës, gjendja e shkollave është katastrofike pasi fëmijët në Kamzë dhe Paskuqan mësojnë me tre turne. Sakaq për Tiranën, thotë ai, tempujve të shkollimit iu është vendosur taksë, ndërkohë që me kushtetutë arsimimi i fëmijëve është falas.

 “Jemi një diktaturë e bazuar në një bandë kriminale që qeveris vendin duke grabitur dhe plaçkitur pasuritë e vendit më shumë se çdo pushtues tjetër në çdo kohë. Që qeveris vendin duke përdorur drogën krimin dhe çdo mjet tjetër të paligjshëm. Diktatura e bandave është forma me e rrezikshme e të gjitha diktaturave. Ndaj edhe më 14 maji, çdo qytetar duhet të votojë kundër të gjithë diktaturave dhe me votën e tyre duhet të vendosim pluralizmin. Shikoni si e transformojnë monizmin njerëzit.

Po marrim Rakip Sulin. Sot po marr vetëm një aspekt. Kamza dhe Paskuqani janë kthyer në shkolla me 3 turne. A e dini çdo të thotë kjo? Do të thotë arsim qesharak, ska shkollim. Sa hyjnë, dalin. Sa shkojnë, s’shkojnë.

Po pse ndodhi kjo? Sepse u përdor tërmeti për të shembur shkollat që s’kishin asnjë krisje. Dhe u bënë shkollat e fëmijëve viktimat më të para për të vjedhur këta qeveritar të shpërfyturuar. Isha në Valias, e prishën shkollën “Ibrahim Basha” dhe ndërtuan pastaj me 4 milion shkollën. Vjedhur domethënë të paktën 3 milionë. E njëjta gjë, madje edhe më keq në Tiranë.

Njerëz që skanë asnjë moral vërsulen mbi tempujt e shkollimit të fëmijëve. Ka vendosur taksa ai i Tiranës, gjë që ndalon kushtetuta e këtij vendi sepse sipas saj arsimi i fëmijëve është falas. S’mund të vendoset taksë, kurrë. Ndërsa del një hajdut pa vlerë morale dhe vendosë taksë. Sa vjedh me taksë ai? 42 milionë. Dhe kur i thonë gazetarët ku janë shkollat, numëron shkollat e ndërtuara në vitet ’60. Numëron shkollat e ndërtuara me donacione nga të tjetër dhe jo me 42 milionët”- tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA