Zyrtarisht nga sot e në vijim Kurbini me 72 mijë banorë mbetet pa Gjykatën e Shkallës së Parë, prokurorinë dhe shërbimin e provës duke u bërë në një të vetme në Lezhë sipas hartës së re gjyqësore.

Kjo lëvizje ndikon drejt për drejt tek qytetaret, pasi kjo gjykatë ka shqyrtuar në vit të paktën 1800 çështje gjyqësore, e ndërkaq 400 prej tyre të cilat janë në shqyrtim janë zhvendosur për tu shqyrtuar pranë gjykatës së Lezhës.

Edhe sot kjo lëvizje është kundershtuar nga avokatët e Kurbinit, pasi zhvendosja e saj në Lezheë është në dëm të qytetarëve.

Zhvendosja e gjykatës është kundërshtuar që prej fillimit, pasi Gjykata e Lezhës nuk i ka kapacitetet e nevojshme për shqyrtim e të gjithave çështjeve e gjyqësore, duke sjellë vonesa gjyqesh për qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA