Një furgon i mbushur me drunj të prera në mënyrë të paligjshme është kapur në Devoll.

Për këtë arsye po hetohet në gjendje të lirë drejtuesi I mjeitt, 34-vjeçari me iniciale N. H., banues në Bilisht. Njëkohësisht uniformat blu kanë sekuestruar furgonin dhe 10 m³ dru.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë: 

Devoll/U kap duke transportuar me furgon, një sasi drush të prera në mënyrë të paligjshme, procedohet në gjendje të lirë 34-vjeçari (drejtuesi i furgonit).

Sekuestrohen furgoni dhe 10 m³ dru.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së prerjes së paligjshme të pyjeve, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. H., 34 vjeç, banues në Bilisht.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se me një automjet që qarkullonte në afërsi të qytetit të Bilishtit, po transportoheshin dru të prera në mënyrë të paligjshme, kanë ndaluar automjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit të automjetit tip furgon u gjetën 10 m³ dru të prera në mënyrë të paligjshme. Furgoni, së bashku me drutë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA