Në 5-vjeçarin e ardhshëm, qeveria synon të zhvillojë edhe më tej tregjet financiare. Nëpërmjet një dokumenti strategjik qeveria synon të listojë korporatat publike, por edhe ato private në bursë ku do të lëshojnë më pas tituj borxhi.

Edhe pse ligjërisht korporatat private mund ta bënin që nga 2011, tregu ka qenë i pazhvilluar, ndërsa deri më sot, individët dhe institucionet financiare kanë blerë kryesisht tituj borxhi qeveritar si bono thesari apo obligacione.

Nëpërmjet strategjisë së re synohet që të listohen në bursë kompanitë me kapital shtetëror si Posta Shqiptare apo Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. Në dokumentin strategjik të cilin qeveria miratoi në këshillin e ministrave synohet që këto të shërbejnë si shembuj për të listuar më pas edhe korporatat private.

Nëpërmjet një sërë miratimi hapash teknikë AMF ka vënë në funksion bursën shqiptare ALSE që nga vitit 2018 ku do ekspozohen titujt si dhe depozitarin qëndror ALREG, i cili është integruar në sistemin AIPS të bankës së Shqipërisë dhe mundëson lidhjen e flukseve financiare mes bankave dhe bursës. Gjithashtu edhe nga ana ligjore AMF ka përshtatur ligjin për tregun e kapitali në 2020-ën sipas direktivave të Bashkimit europian.

Nëse listohen në bursë kompanitë kanë një sërë detyrimesh dhe duhet të kenë një transparencë më të madhe financiare si dhe rritjen e shkallës së mbikëqyrjes së tregut, por nga krahu tjetër zhvillimi këtij tregu do t’i japë kompanive më shumë kapitale për të bërë investime.

Sipas ligjit, obligacionet me ofertë private mund të emetohen nga shoqëritë aksionere dhe të ofrohen për shitje te investitorë institucionalë dhe tek një numër prej deri 100 individësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA