Qyteti bregdetar i Shëngjinit ka filluar përgatitjet për sezonin e ri turistik.
Pushuesit kanë nisur t’i rezervojnë pushimet e tyre që herët dhe për operatorët, ky është një ogur i mirë, se ky do të jetë një sezon i mbarë.
Operatori Ermando Gjetja thotë se as këtë vit nuk do të mungojnë pushuesit besnikë, shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të zi.
Si çdo sezon turistik, gjetja e stafit mbetet sfidë më vete për ta.
Megjithatë, Gjetja thotë se edhe këtë vit shërbimin në hotelin e tij ua ka besuar vendasve.
Po ashtu, për të tretin vit radhazi, Shëngjini do të presë festivalin e muzikës elektronike “UNUM Festival” ku DJ me famë botërore do të luajnë muzikë në Ranën e Hedhun.
Prenotimet nga turistët e huaj kanë filluar që tani.
Rëra kurative, pastërtia, jeta e natës dhe shërbimi i mirë, bëjnë që Shëngjini të mbetet një nga plazhet më të frekuentuara gjatë sezonit veror.
Top Channel