Ferdinand Saraçi, nga Gosa e Rrogozhinës prej 23 vitesh merret me riparimin dhe tregtimin e mjeteve bujqësore.

Por 10 ditë më parë ai solli në Shqipëri, makineritë e para që prodhojnë spango për bujqësinë. Edhe pse është një kohë shumë e shkurtër, ai po përballet më kërkesa të mëdha, fermerë shqiptarë dhe të huaj kërkojnë të blejnë spango.

Por fatkeqësisht ai nuk mund t’ju përgjigjet të gjithë klientëve të tij në kohë, pasi Ferdinandin  ka arritur të sigurojë  klientët, por jo  punëtorët e makinerive që prodhojnë spango.

“Kjo lloj spango që unë prodhoj përdoret për lidhëse bari që bëjnë ballat kuadrate, për serat e rrushit si dhe tunelet e luleshtrydheve, jam i vetmi në Shqipëri që e kam këtë linjë prodhimi të spangos. Tani po punoj për tregun vendas, ndërsa në shtator do të filloj eksportin. Gjithsej kam nevoje për 15 punonjës, por është shumë e vështire t’i gjesh”, tha Ferdinand Saraçi.

Largimi i të rinjve nga fshati, solli dhe rritjen e pagave për specialistët e makinerive bujqësore.

” Nuk kam problem për pagat, pasi nuk ka më punonjës me 200-300 mijë lekë të vjetra. Unë kërkoj punëtorë me pagë minimumi 500-600 euro në muaj”, tha Saraçi.

Që të punësohesh tek Ferdinadi, duhet të plotësosh vetëm dy kritere, të duash punën dhe të jesh i ndershëm.

“Unë e kam biznes familjarë dhe dua njerëz të ndershëm dhe punëtore. Nuk ka problem nëse nuk janë specialist. me kalimin e kohës ne i mësojmë dhe trajnojmë vetë.  Tre muaj më parë mora një djalë dhe ka mësuar shumë. është për tu thënë marshallah”, tha Saraçi.

Mungesa e fuqisë punëtore, e ka detyruar të gjithë familjen  Saraçi të punojë nga e hëna në të diel me dy turne të plota. Por një situatë e tillë nuk mund të zgjasë përgjithmonë pasi kërkesat për fije spango janë gjithnjë në rritje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA