Hakimi lë skuadrën me dhjetë lojtarë, PSG bie ndaj Lorient në “Parc des Princes”

30/04/2023 20:11

Paris Saint-Germain bie ndaj Lorient në “Parc des Princes”. Skuadra e Galtier u mund me rezultatin 1-3, në një sfidë që rezultoi shumë e vështirë për vendasit.

Miqtë gjetën avantazhin në minutën e 15’, me Le Fee që zhbllokoi sfidën.

Vetëm pesë minuta pas pësimit të golit të parë, PSG do të mbeste në inferioritet numerik, pasi Hakimi mori kartonin e dytë të verdhë.

Në minutën e 29’, duke shfrytëzuar pakujdesinë e portierit Mvogo, Mbappe do të gjente rrjetën dhe do i dhuronte barazimin ekipit të tij, me një gol që u duk disi i çuditshëm.

Megjithatë në minutën e 38’ Lorient do të reagonte sërish, me Yongëa që riktheu avantazhin te ekipi i tij.

Në minutën e 86’ Dieng do të gjente sërish rrjetën, megjithatë pas verifikimit në VAR ai gol  anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë ai nuk u dorëzua dhe vetëm tre minuta më pas do të realizonte, për ta çuar rezultatin e këtij takimi në 1-3.

Pas javës së 33-të të Ligue 1, Paris Saint-Germain kryeson me 75 pikë, teksa Lorient ngjitet në vend të 10-të me 48 pikë./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA