Emigrantët shesin shtëpitë/ Në Korçë, tregu i shitblerjes së banesave ndryshoi pas pandemisë

30/04/2023 12:13

Emigrantët shqiptarë të cilët për vite me radhë kanë shpenzuar para për të blerë shtëpi në vendin e tyre, prej gati dy vitesh kanë nisur t’i shesin ato.

Pas pandemisë shumica e tyre kërkojnë t’i shesin pronat një trend që vihet re edhe në tregun imobiliar të Korçës. Qyteti me profil turistik konsiderohet i favorshëm sa i takon çmimit të blerjes për metër katror dhe kërkesat nuk mungojnë ndërsa ajo që e favorizon edhe më tepër është interesi për apartamente me qira.

“Është bërë tashmë i disati vit që trendi i shit-blerjeve të shtëpive në Korçë është rritur. Kjo sepse ka pasur një kërkesë të lartë si nga qytetarët e Korçës, ashtu edhe nga vendet e tjera të Shqipërisë dhe nga vendet e huaja për të investuar diçka në qytetin e Korçës”, tha Gerhard Kreka, agjent imobilar.

“Vitet e fundit çmimet janë rritur shumë shpejt në Korçë. Të themi vlen shtrenjtë nuk mund ta themi me plot gojën po që çmimet janë rritur është e padiskutueshme”, u shpreh Kreka.

Nga njëra anë janë familjet që kërkojnë apartamente me qira për të jetuar dhe nga ana tjetër ato kërkohen edhe për pushuesit që zgjedhin Korçën si destinacion turistik.

Sot mesatarisht çmimi për metra katror në Korçë, tek apartamentet e reja është rreth 600-650 euro mesatarja për mos llogaritur skajet që çojnë në okazion”, tregon ai.

Përveç banorëve të Korçës interes për blerjen e pronave në këtë qytet kanë edhe të huajt apo persona nga qytete të tjera të Shqipërisë, të cilët blenë shtëpi pushimi apo në disa raste edhe investojnë për ndërtimin e strukturave akomoduese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA