Pas rekordeve vitin e kaluar cikli i emigracionit shqiptar po hyn në një fazë të re.

Në këtë fillim vit kërkesat për azil në BE shënuan rënie me 14%. Ndërkohë drejt mbretërisë së bashkuar, statistikat tregojnë se arritën vetëm 29 shqiptarë, nga 12 mijë e 300 vitin e kaluar.

Edhe në Greqi numri i leje qëndrimeve të shqiptarëve pothuajse u përgjysmua nga 422 mijë në 2021-in në 291 mijë në 2022-in.

Qeveria shprehet se ka gati programet për integrimin e të gjithë të rikthyerve.

Zv.ministrja e Financave, Olta Manjani: Mesatarisht në tre katër vitet e fundit rezulton se 1 në 4 shqiptarë kthehet. Ditën e enjte janë mirëpritur në aeroportin e Rinasit 40 emigrantë që janë rikthyer nga Britania e madhe dhe janë mirëpritur aty nga disa punonjës të zyrave së punës.

Ne po punojmë dhe me ekspertizën e bankës botërore për të identifikuar të gjithë ata shqiptarë që duan të rikthehen dhe ti vëmë në dispozicion informacionin e duhur. Aktualisht po punojmë me zyrat e punës të vendeve përkatëse në mënyrë që të nënshkruajmë programe të rikthimit vullnetar. Për të lehtësuar marrjen e informacionit për të gjithë të rikthyerit po krijohet gjithashtu një uebsite  i dedikuar nga agjencia kombëtare për punësim dhe aftësi.”

Përveç këtyre masave qeveria ka shpallur edhe gjashtë programe për nxitjen e punësimit, ku ndër to mund të veçohet programi i kodimit për të rinjtë që subvencionon kurse deri në 100% të vlerës, por edhe programi i vetëpunësimit, ku çdo individi i mundësohet e drejta për të financuar me 500 mijë lekë idenë e tij dhe të ndiqet ecuria më tej e biznesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA