Shtatë shqiptarë, në mesin e 13 të arrestuarve, u arratisën nga një qendër emigracioni, ku prisnin të merrnin dënimin e tyre, gjatë një trazire.

Pesë prej tyre u kapën por tetë prej tyre përfshirë shqiptarëve janë në kërkim, sipas gazetës The Sun.

Disa prej tyre janë të dënuar për trafik droge.

Burimet për gazetën, thonë se përçarja filloi kur 40 persona të arrestuar u penguan të përdornin palestrën në qendrën e emigracionit Yarl’s Wood, në Milton Ernest, Beds, vonë të premten në mbrëmje.

Të arratisurit, të cilët mbahen në këtë qendër në pritje të dënimit të tyre, kanë përdorur pajisjet e palestrës për të dëmtuar pronën dhe ambientet.

Një ekip elitar dhe Grupi Kombëtar i Reagimit Taktik u dërguan për të rivendosur rendin.

Ndihmës shefi i policisë së Bedfordshire, Karena Thomas tha: “Gjatë incidentit, 13 persona u larguan nga ambientet përmes gardhit të jashtëm. Pesë prej tyre janë arrestuar, por tetë të tjerë, shtatë shqiptarë rreth të 20-tave dhe një rreth të 30-tave, janë ende në kërkim.”

“Ne po vazhdojmë të hetojmë vendndodhjen e tyre për të garantuar sigurinë e të arrestuarve si dhe publikun e gjerë dhe dëshirojmë të sigurojmë njerëzit se asnjëri nuk paraqet ndonjë rrezik për komunitetin e gjerë”, shtoi ai.

Një burim i afërt me Sekretaren e Brendshme Suella Braverman tha se ajo kishte qenë në kontakt me shefin e policisë për të siguruar që gjithçka ishte bërë për të gjetur të arratisurit.

Serco, i cili drejton qendrën, tha: “Qendra tani është e qetë dhe plotësisht nën kontroll. Ngjarja tani është çështje e policisë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA