Pas një maratone të gjatë me rritje çmimesh tregu i pasurive të paluajtshme ka arritur vijën e finishit.

Treguesit e matur nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në gjashtëmujorin e dytë të 2022 tregu është “ftohur”, ndërsa çmimet e pronave kanë rënë me 9% nga një gjashtëmujor në tjetrin.

Banka e Shqipërisë bën me dije se rritja e kostos së jetesës si dhe e normave të interesit për kreditë kanë goditur kërkesën e individëve dhe bizneseve. Ndërkohë nga krahu i ofertës, rritja e kostos së materialeve dhe shpenzimet për forcën punëtore kanë ulur numrin e lejeve të ndërtimit me 14% nga një vit më parë.

Agjentët e tregut shprehen se çmimet po stabilizohen.

Kemi pasur ulje as në gjashtëmujorin e kaluar, e vërtetë që në raport me një vit më parë tregu është ngadalësuar duke marrë parasysh normat e kredisë së rritura, duke marrë parasysh se sa apartamente ka sot në treg. Edhe ne ndjejmë një stepje të klientëve, sidomos të shtresës së mesme, të cilët tashmë jo se nuk po blejnë, por hezitojnë pak më shumë, pasi edhe kredia kushton më shumë.”- shprehet Dorian Spahiu, agjent imobiliar.

Sipas Bankës, agjentët raportuan një qëndrim pozitiv në lidhje më ecurinë e tregut të banesave në periudhën afatshkurtër, dhe mbeten optimistë për ecurinë e tij në një periudhë më afatgjatë, ndonëse në vlera më të ulëta se mesatarja historike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA