E reja britanike e burgosur për armët e lidhjet me ISIS, rikthehet tashmë si ‘influencuese mode’ (fotot)

29/04/2023 21:43

Tareena Shakil një nga britanike e para të dënuara për lidhjet me grupe terroriste si ISIS që prej largimit drejt Sirisë me beben e saj në 2014, është liruar tashmë nga burgu dhe ka ‘rishpikur’ veten e saj si një ‘influencuese’ e suksesshme stili.

E reja nga Essex ishte burgosur më parë për bindjet terroriste me të cilat nxiste dhe të tjerë t’i bashkoheshin axhendës së saj anti-perëndimore, teksa kishte udhëtuar drejt Sirisë në 2014 nga ku pozonte me veshje të shënuara ISIS, dhe e armatosur me automatikë AK47.

Ajo u burgos për gjashtë vjet pas kthimit në Britani në 2015.

Por tashmë e lirë sërish, Tareena ka gjetur të tjera pasione dhe është rishfaqur fuqishëm në rrjetët sociale si një modele dhe influencuese mode.

Teksa poston me pseudonimin “That girl Tam Tam”, ajo ka mbledhur mijëra fansa në Instagram ku promovon veten si “fashion blogger”, dhe stile look-u si “street style” apo “style inspo”.

Ajo madje ka lidhur marrëveshje me kompani veshjesh si Bershka e Versace dhe shpërndan imazhe të “stilit të shpejtë të jetesës” me udhëtime në destinacione të shkëlqyera mode si Milano, Barcelona e Marok.

Nje në foto me buzët e nxjerra përpara ajo shkruan: “Jam një k**** ambicioze, jo mesatare”, shkruan rrjeti vendas, The Mirror.

Në një tjetër ajo shkruan me ironi: “Ti që je kaq elegant, e kaq gang, gang, gang …”

Ish-infermierja nga Birmingham, ishte vetëm 26 vjeçe kur u nis drejt Sirisë.

Atje ajo jetonte në një shtëpi me gra të tjera luftëtarësh që prisnin burrat e tyre të ktheheshin nga betejat me forcat amerikane e britanike.

Por pasi u mërzit me atë stil jetese, Tareena u largua drejt Turqisë e më pas u kthye në Britani, ku pretendoi se “ishte marrë peng” për t’u dërguar në Siri, pretendon rrjeti The Mirror.

Ajo u burgos për katër vjet nga gjykata e Birmingham për anëtarësi në grupin ISIS, dhe dy vjet të tjera për inkurajim aktesh terrori.

Tareena, e liruar prej vitit 2019, thotë se rrugëtimi i “de-radikalizimit” të saj ishte një punë e vështirë.

“Unë nuk përpiqem të jem një influencuese apo komentatore, përpiqem vetëm t’u tregoj njerëzve si të kalojnë kohët e vështira edhe kur kjo duket e pamundur, si te rimekemben”, thotë e reja, duke shtuar se nuk shqetësohet nga raportimet negative në media.

FOTO GALERI
1/7
Tareena Shakil një nga britanike e para të dënuara për lidhjet me grupe terroriste si ISIS

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA