Nuk ka fitues në “Olimpico”, me Romën e Milanin që ndajnë nga një pikë dhe bëjnë edhe më intriguese garën për një vend në zonën Champions, në Serinë A.
Dy skuadrat vinin në këtë takim me pikë të barabarta, nga 56 dhe mbetën në të njëjtat pozita, por tashmë nga 57 pikë secila, duke i dhënë mundësi Interit që t’i barazojë, nëse mposht nesër Lazion.
Pas 90-minutash të luftuara, por me pak raste shënimi, sfida u ndez në shtesë, aty ku Tammy Abraham lëvizi mirë brenda zonës dhe ngriti në peshë publikun verdhekuq, duke shënuar golin e avantazhit.Megjithatë festa zgjati vetëm pak minuta, pasi në një krosim të Leaos në zonë, ishte Saelemakers, që u harrua i lirë në shtyllën e dytë dhe shënoi golin e barazimit, duke lënë skuadrat në të njëjtat pozita në renditje.
Këtë sfidë e nisi titullar edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i cili ishte i pafat, pasi u dëmtua në gju në minutën e 15’ dhe u zëvendësua nga i riu Bove.
Top Channel