Gigliola Haveriku e cila ka qenë e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ka folur për lidhjen 6-vjeçare që ka pasur me Amos Zaharian dhe përjetimet e saj pas ndarjes nga aktori.
Ajo shprehet se ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të, ku është futur dhe në depresion.
“Unë e kam përjetuar shumë keq në fakt, ka qenë periudha që punoja tek “E Diell” dhe duhet të buzëqeshja dhe në ekran, ndërkohë që po përjetoja një muaj pause si fillim dhe më pas vazhdoi në ndarje. Sado që ishte e dashur si ndarje, unë pata një situatë që ndjeja makth, atake paniku, rashë avash, avash në gjendje depresioni.
Isha 48 kg, pata një rënie drastike në peshë që të gjithë ishin në merak, sidomos të shtëpisë sime, nuk mbaja mend të ushqehesha. Aq jo në terezi dhe jo aq mirë kam qenë, por kam përshtypjen që çdo ndarje, me aq shumë vite lidhjesh, e sidomos kur është mediatike, është shumë e vështirë të shkëputesh. Të gjithë portalet flisnin për ndarjen tonë, duke e bërë më të vështirë të gjithë situatën si ndihesha unë.
Është ndryshimi i stilit të jetës ndarja nga Amosi, nga jeta në çift dhe papritur single dhe në qendër të vëmendjes me reflektorët, punoja në televizion dhe këndoja. Bëra këngën time të parë që prapë flitej për një ndarje dhe nëse sot e kam më të lehtë të flas, atëhere nuk kam folur kurrë tamam fare ndarjen”, u shpreh Gigliola Haveriku.
Gigliola shprehet se mbështetja e familjes ka qenë tepër e madhe dhe ishin pro ndarjes sepse e kishin vënë re krizën në marrëdhënien e tyre dhe gjëja më e mirë për të dy ishte ndarja. Ajo shprehet se pas ndarjes nuk ka folur më me të.
Top Channel