Turistët u shtuan edhe në vjeshtë! Instat: Muaji tetor, 9.3% më shumë të huaj sesa një vit më parë
26/11 10:54
Çmimi i naftës është ulur sërish, duke prekur shifrën 174 lekë për litër.
Ky është çmimi më i ulët për naftën, që Bordi i Transparencës ka vendosur që nga krijimi i tij.
Çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar dhe do të vazhdojë të shitet në pikat e karburantit për 177 lekë/litri.
Ndërsa gazi ka pësuar ulje dhe do të shitet për 66 lekë/litri me pakicë dhe 54 lekë/litër me shumicë.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 81 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Top Channel