Këngëtarja Kejsi Tola e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2009, ka komentuar këngën dhe performancën e Luiz Ejllit në festival.
E ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Kejsi tha se Luizi ka marrë pjesë në Eurovizion para saj dhe kënga ka qenë shumë e mirë.
Ajo tha se kohët e vjetra kur ata morën pjesë ishin të vështira për shkak të kushteve, por secili pjesëmarrës ka bërë maksimumin me mundësitë që i anë krijuar .
“Luizi ka qenë përpara meje në Europvizion, disa vite më përpara. Mendoj se ishte këngë shumë e mirë. Këto kohët kur kam shkuar unë apo Luizi në Eurovizion, kanë qenë pak të vështira. Pjesëmarrja, menaxhimi, as stafi. Mendoj që secili nga ne është munduar të bëjë më të mirën e vet ne Eurovizon, me mundësitë që i anë krijuar në momentin që ka qenë pjesë e atij i festivali“- tha Kejsi Tola.
Top Channel