Ftesë në 5 / “Gërhima të bëhet klarinetë”, ja pse Zhaku kujtoi batutën e Arbër Hajdarit

28/04/2023 18:00

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për dashurinë.

Nisur nga një status i këngëtarit Flor Mumajesi, dashuri e vërtetë është ajo ku bëhet “block” dhe “unblock”, ndërsa sipas tij, fjalët “të dua” apo “zemra-shpirti” nuk janë tregues të dashurisë.

Më këtë deklaratë nuk ishte dakord Zhaklina Gjolla, ish-banorja e Big Brother Vip Albania.

“Nuk është dashuri fallco kur të thonë “të dua-më mungon”, sepse ty mund të të mungojë një njeri dhe ti duhet t’ia thuash që të mungon… dashurinë duhet ta shprehësh”, tha ndër të tjera ajo.

Më pas shtoi:“Mua më kujtohet batuta e Arbër Hajdarit ‘Edhe gërhima të kthehet në klarinetë kur bie në dashuri’. Tani varet se me çfarë bie në dashuri”, përfundoi Gjolla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA