“Butrint çfarë mendoni në lidhje me…” Këngëtari dedikim dashurie ish të dashurës?

28/04/2023 11:37

Këngëtari Butrint Imeri ka pulikuar këngën e tij më të re “Diskoteka”.

Ajo që ka tërhequr vëmendje, veç faktit që publiku dhe fansat e tij e pëlqyen, ishte fillimi i këngës me disa “zëra” drejtuar tij.

“Butrint, Butrint…” përmendet disa herë emri i artistit, së bashku me dy pyetje: “Ta bëj një pyetje”, “Butrint çfarë mendoni në lidhje me…”.

Këngëtari ka qenë shpesh i diskutuar kohët e fundit prej ish-lidhjes së tij me ish-konkurrenten e Big Brother, Kiara Tito, ku gjatë qëndrimit të saj në shtëpi në fillime tregoi mbështetje për të, duke publikuar foton e saj në “Story”, për të cilën Kiara pasi doli nga shtëpia e pyetur në “Fun Club” tha se nuk e kishte parë.

Edhe në këngë ai shprehet “i lënduar” nga një vajzë, ndonëse thotë se e ndien veten në faj. Nuk dihet nëse Butrinti po flet për një histori personale apo është frymëzuar diku tjetër.

Këngëtari ka qenë i rezervuar me jetën e tij private duke deklaruar shpesh se nuk është në një lidhje, ndërsa ndonjëherë ka dashur të trazojë pak ujërat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA