12/11 21:28
50.9% e qytetarëve të bashkisë Durrës do të votonin Partinë Socialiste, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin nesër.
Sipas sondazhit të realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë Angi Richerce dhe që po transmetohet në emisionin Top Story, 41.3% e qytetarëve do të votonin koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Vetëm 4.6% e qytetarëve do të votonin Partinë Demokratike me në krye Enkelejd Alibeajn.
818 qytetarë banues në bashkinë Durrës mbi 18 vjeç janë marrë në intervistë në periudhën kohore 21-25 prill 2023 për të realizuar sondazhin. Sipas metodologjisë, marzhi i gabimit është 2.2%.
Top Channel