Sondazhi Top Channel-Angi Richerce/ Kush bën fushatë më të mirë në Elbasan? Ja kë zgjedhin qytetarët mes Llatjas dhe Boçit

27/04/2023 22:40

Në emisionin Top Story, në Top Channel mbrëmjen e sotme është prezantuar sondazhi i dytë realizuar nga Angi Recherche fokusuar në bashkinë e Elbasanit, ku janë pyetur zgjedhësit në lidhje me perceptimin e tyre mbi situatën aktuale dhe mbi forcat politike në garë.

Të pyetur se cili nga kandidatët po bën fushatë më të mirë zgjedhore, qytetarët e Elbasanit në masën 54.1% kanë mbështetur kandidatin e PS-së Gledian Llatjen ndërsa 45.9% mbështesin Luçiano Boçin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

832 qytetarë banues në bashkinë Elbasan mbi 18 vjeç janë marrë në intervistë në periudhën kohore 21-25 prill 2023 për të realizuar sondazhin. Sipas metodologjisë, marzhi i gabimit është 2.2%.

Në bashkinë Elbasan po kandidojnë për kryetar Gledian Llatja i Partisë Socialiste dhe Luçiano Boçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA