Sondazhi Top Channel-Angi Richerce/ Çfarë presin qytetarët e Durrësit nga kryetari i ri i bashkisë?

27/04/2023 21:44

Shumica e qytetarëve të bashkisë Durrës presin nga kryetari i ri oferta të reja dhe mundësi pune.

Sipas sondazhit të realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë Angi Richerce dhe që po transmetohet në emisionin Top Story, 27.2% e qytetarëve presin më shumë siguri dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit.

37.1% e qytetarëve presin oferta të reja dhe mundësi pune, 27.2% më shumë siguri, luftë kundër korrupsionit dhe krimit, 24.4% menaxhim më i mirë i qytetit, kurse 11.3% më shumë ngjarje kulturore dhe argëtuese.

818 qytetarë banues në bashkinë Durrës mbi 18 vjeç janë marrë në intervistë në periudhën kohore 21-25 prill 2023 për të realizuar sondazhin. Sipas metodologjisë, marzhi i gabimit është 2.2%.

Në bashkinë Durrës po kandidojnë për kryetar Emirjana Sako e Partisë Socialiste dhe Igli Cara i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA