28/11 20:43
52.9% e qytetarëve të bashkisë Durrës thanë se do të votojnë në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj.
Sipas sondazhit të realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë Angi Richerce dhe që po transmetohet në emisionin Top Story, 16.5% e qytetarëve ishin të bindur se do të votonin më 14 maj, 36.4% thanë “ndoshta po”, 23.9% thanë ‘ndoshta jo”, kurse 23.2% thanë që nuk do të votonin.
818 qytetarë banues në bashkinë Durrës mbi 18 vjeç janë marrë në intervistë në periudhën kohore 21-25 prill 2023 për të realizuar sondazhin. Sipas metodologjisë, marzhi i gabimit është 2.2%.
Në bashkinë Durrës po kandidojnë për kryetar Emirjana Sako e Partisë Socialiste dhe Igli Cara i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Top Channel