Teksa jemi në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, Top Channel në bashkëpunim me Angi Richerce ka kryer sondazhe në disa qytete të vendit për të kuptuar se cili është përceptimi i qytetarëve mbi situatën aktuale dhe mbi forcat politike në garë.
Teksa janë vënë para pyetjes se kë do të votonin nëse nesër do të kishte zgjedhje, qytetarët në Elbasan, me një diferencë të vogël përqindje, kanë anuar nga kryebashkiakun aktual Gledian Llatja.
57.8% e qytetarëve janë shprehur se do të votonin kandidatin e PS-së Gledian Llatjan nëse zgjedhjet do të ishin nesër ndërsa 42.2% kanë zgjedhur Luçiano Boçin e “Koalicionit Bashkë”.
832 qytetarë banues në bashkinë Elbasan mbi 18 vjeç janë marrë në intervistë në periudhën kohore 21-25 prill 2023 për të realizuar sondazhin. Sipas metodologjisë, marzhi i gabimit është 2.2%.
Në bashkinë Elbasan po kandidojnë për kryetar Gledian Llatja i Partisë Socialiste dhe Luçiano Boçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Top Channel