Nëse nesër do të ishin zgjedhjet për cilin kandidat do të votonit? Qytetarët e Durrësit zgjedhin Sakon

27/04/2023 22:05

Teksa jemi në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, Top Channel në bashkëpunim me Angi Richerce ka kryer sondazhe në disa qytete të vendit për të kuptuar se cili është përceptimi i qytetarëve mbi situatën aktuale dhe mbi forcat politike në garë.

Teksa janë vënë para pyetjes se kë do të votonin nëse nesër do të kishte zgjedhje, qytetarët në Durrës, me një diferencë të vogël përqindje, kanë anuar nga kryebashkiakja aktuale Emirjana Sako.

54.2% e qytetarëve janë shprehur se do të votonin kandidaten e PS-së Emirjana Sakon nëse zgjedhjet do të ishin nesër ndërsa 45.8% kanë zgjedhur Igli Carën e “Koalicionit Bashkë”.

818 qytetarë banues në bashkinë Durrës mbi 18 vjeç janë marrë në intervistë në periudhën kohore 21-25 prill 2023 për të realizuar sondazhin. Sipas metodologjisë, marzhi i gabimit është 2.2%. Në bashkinë Durrës po kandidojnë për kryetar Emirjana Sako e Partisë Socialiste dhe Igli Cara i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA