Refuzimi i komisioneve hetimore për McGonigal dhe 11 majin, PD dorëzon ankimim në Gjykatën Kushtetuese Juristi Plarent Ndreca dhe juristi Arjan Curri debatuan në “Top Story” për mënyrën se si shqiptarët zgjedhin të votojnë Ramën.
Currit deklaroi se qytetarët e kanë frikë Ramën, njëkohësisht kryeministri ka zgjedhur mënyrën se si ti mbajë pas vetes ata.
Por këto deklarata u kundërshtuan nga Ndreca, i cili u shpreh se kjo gjë nuk ekziston pasi jemi në demokraci, teksa e konsideroi si diçka apsurde. Ai shtoi se Edi Rama nuk bashkëpunon me non-gratat.
Arjan Curri: Po të bëheshin këto sondazhe në kohën e Enverit, njerëzit e donin më shumë Enverin në vitet e para të pushtetit, e vitet e mesme. Rama është mjeshtër për t’i mbajtur njerëzit mes dëshpërimit dhe durimit. I ka akoma në durim, nuk i ka çuar ende në dëshpërim”
Plarent Ndreca: Tani të thuash që shqiptarët e kanë frikë Ramën është një apsurd dhe më vjen keq ta dëgjoj. Është apsurde që 833 mijë njerëz të kenë frikë Ramën.
Arjan Curri: E kanë sigurisht që e kanë. Në kohën e Enverit një popull i tërë e kishte frikë Enverin, pse të duket apsurde. Nuk është një gjë e re.
Plarent Ndreca: Ka një ndryshim shumë ta madh jemi në demokraci. Në demokraci nuk ka arsye që të ketë njëri frikë. Ai i ka mbajtur një qëndrim politik. Në fakt nuk e ka mbajtur vetëm sot. E ka thënë qartësisht në parlament që nuk bashkëpunon me non-gratat.
Top Channel