Haradinaj: Masakra në Mejë është tragjedia më e madhe
27/04/2023 14:20
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës.
Në përvjetorin e masakrës ku u vranë 377 persona të pafajshëm, Haradinaj tha se të ri e të moshuar u flijuan vetën për të qenë të lirë.
“Sot me përulësi nderojmë memorialin për Mejë, ku pushojnë trupat, shpirtrat e shqiptarëve të pafajshëm. Gjithë këta janë vrarë, e vërtetë pa arsyeje dhe pa asnjë të drejtë, civilë janë ndarë nga familjet e tyre. Një pjesë e trupave të tyre janë marrë në Serbi edhe sot ka ende të pagjetur. Kjo është tragjedia më e madhe; masakra më e madhe në Kosovë. Janë 377 të vrarë, të gjitha moshave, po ashtu të dy gjinive dhe dy besimeve”, ka thënë Haradinaj.
Top Channel