Shifrat janë në ndryshim edhe në bashkinë e Elbasanit ku zgjedhësit thonë se janë në dijeni se më 14 maj do shkojnë në votime.
Në Elbasan, kandidati socialist Gledjan Llatja është më i njohur se rivali i tij Luciano Boçi dhe gjithashtu Llatja ka marrë vlerësim më të mirë për cilësinë e fushatës së tij në krahasim me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në Elbasan zgjedhësit më së shumti njihen me fushatën nga bisedat mes miqve dhe të afërmve ndërsa në vend të dytë dhe të tretë qëndron televizioni dhe takimet elektorale.
Zgjedhësit në këtë bashki më së shumti kërkojnë nga kryebashkiaku menaxhim më të mirë të qytetit, dhe në vend të dytë punësim e më pas siguri dhe në fund ngjarje kulturore dhe argëtuese.
Përqindja e atyre q duan të marrin pjesë në zgjedhjet e Elbasanit është më e lartë se në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa pyetjes finale se kë do votojnë më 14 maj, 57,8 për qind përgjigjen pro kandidatit socialist Gledian Llatja dhe 42,2 për qind për Luiciano Boçin.
Rritje ka edhe mbështetja për socialistët me 49,4 për qind përkundër 39,6 për qind për koalicionin kundërshtar që ka pësuar një rënie të lehtë.
Top Channel