27 vjeçarja britanike Holly Joyce, u njoh online me irlandezin Dougie, 34 vjeç, me të cilin tashmë është martuar, edhe pse iu desh të bënte disa sakrifica serioze.
Gruaja thotë se kur martohesh me një irlandez në Britani të cilët njihen si ‘udhëtues’ ose endacakë, duhet të heqësh dorë nga jeta e mëparshme, dhe tani nuk rri dot pa burrin e saj, duke pranuar moton: “Çfarë thotë ai bëhet!”
Joyce u martua me pinjollin e një prej familjeve të njohura ‘udhëtuese’ irlandeze në Britani, dhe e dinte se Dougie ishte një tip tradicional familjar, që shumë sot mund të konsiderojnë si ‘seksist’ sipas termave moderne.
Dyshja u njohën në shtator 2019, pasi pëlqenin foto e njëri-tjetrit në rrjetet sociale dhe rrjedhimisht nisën të bisedonin.
Ata u takuan në mars 2020 në një restorant në Manchester, dhe vetëm pas disa orësh Dougie thotë se e dinte se “do të martohej me këtë grua.”
Dougie ishte shoqëruar më parë me femra nga komuniteti udhëtuesve, ndërsa Holly nuk kishte pasur më parë të dashur të këtij tipi.
Dougie thotë se mbështeste mendimin e saj për të shkuar në punë nëse dëshironte, por gjithsesi Holly duhet të kujdesej për familjen dhe shtëpinë, si dhe të plotësonte shumicën e urdhrave të bashkëshortit.
Holly nga Manchester, ishte 27 vjeçe kur u martua me 34 vjeçarin Dougie, gushtin e kaluar.
Asokohe, tashmë nëna e dy fëmijëve, thoshte: “Ishte fillimisht si një ortek që më pas u kthye në një përrallë të bukur. Ndryshimi më i madh kur je gruaja e një ‘udhëtari’ është se duhet të respektosh burrin tënd: cfarë thotë ai bëhet”.
“Ai nuk më linte të dilja nëpër festa pa të, ne shkonim kudo bashkë. Ai është burri dhe unë jam gruaja, kështu që unë dal vetëm me atë”.
“Ai shqetësohet shumë për sigurinë time dhe në fakt unë nuk dua të humbas gjërat që mund të bëj me Dougie, prandaj i bëjmë bashkë”, shton Holly.
Ajo thotë me tej se familjarët e saj fillimisht hezitonin që bija e tyre të martohej me një ‘udhëtar’, por shpejt u dorëzuan ndaj joshjes dhe respektit të Dougie.
Dhe Holly pranoi mënyrën e re të jetesës, duke u përfshirë në komunitetin e udhëtarëve, teksa shkonte shumë mirë dhe me nënën e burrin, 56 vjeçaren Margaret Joyce.
Pas dasmës madhore sipas traditës së ‘udhëtarëve irlandezë’, në mbrëmje ata u ndanë, burrat veç e gratë veç.
Dyshja njiheshin prej tre vitesh dhe gjatë kësaj kohe Holly u njoh me stilin e ri të jetesës së komunitetit “udhëtues” irlandez duke e ditur se çfarë pritej prej saj.
Babai i Holly, Hugo, 72 vjeçar që tashmë ka ndërruar jetë, fillimisht nuk donte që bija e tij të shkonte me një boksier që luftonte pa dorezë, siç ndodh shpesh në komunitetin e udhëtarëve irlandezë.
Gjithashtu Dougie ishte i njohur në komunitetin e tij, e kjo do të thoshte se ai shpesh mund të sfidohej për ndeshje me grushte nga anëtarët.
Holly pranon se ishte e vështirë të shikonte bashkëshortin të luftonte në ndeshjet tradicionale por thotë se Dougie është gjithsesi një burë familjar dhe e trajton atë ‘si një princeshë’.
“Familja është e rëndësishme për këtë komunitet. Më kujtohet si u impresionova kur pashë sesi Dougie trajtonte nënën e tij. Ai nuk i kthente kurrë përgjigje dhe e respektonte shumë.
Ajo thotë: “Familja ime fillimisht hezitonin, por kur e panë sa mirë kujdesej për mua ata shpejt aprovuan. Ai është një baba i mrekullueshëm, kërkon që shtëpia të jetë gjithmonë në rregull dhe që të kujdesem për të kur vjen nga puna, por unë jam e lumtur ta bëj këtë pasi ai fiton paratë për familjen tonë, dhe nëse ai është i lumtur, unë jam e lumtur”.
Historia e çiftit si dhe më shumë informacion mbi komunitetin e “udhëtuesve irlandezë” mund të ndiqen në dokumentarin “The Joyce Family Documentary”, prodhuar nga Art Productions TV, Film and Media./Mirror.co.uk/
Top Channel