Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, përballë kundërshtarit të tij politik Luçiano Boçi është shprehur mbrëmjen e sotme në Top Story se gjatë katër viteve në krye ta bashkisë ka qenë adminstrator i qytetit.
Ai tha se personazhet e PS-së kanë pasur ndikim të madh politik tek ai dhe puna e tij.
“Unë jam përpjekur të bëj administratorin e qytetit të jem në Elbasan të merrem me hallet e problemet e shqetësimet e qytetarëve, mos të rri nëpër studio televizive por të merrem me punët e qytetit e të fshatrave. Unë e shoh veten gjatë në politike, e kam filluar herët në 98 në forumin rinor socialist, kam pasur rrugëtimin tim dhe po e vazhdoj. Ndikim shumë të madh tek unë kanë pasur shumë personazhe të PS-së. Kemi katër vite që punojmë me qytetarët, puna të vlerëson e unë këtë shoh sot puna vlerësohet nga njerëzit.”– u shpreh Llatja.
Top Channel