Prova e kontestuar që konfirmon se Jezusi ishte person i vërtetë (fotot)

26/04/2023 19:01

Kur është fjala për çështje madhore të historisë, ajo që shumë kristianë e te tjerë duan të dinë, është nëse Jezus Krishti ishte i vërtetë apo jo.

Ai besohet si themeluesi i një prej besimeve më të mëdha në botë dhe miliona njerëz festojnë ditëlindjen e tij në të gjithë botën.

Por megjithëse janë bërë dymijë vjet që kur ai jetoi dhe vdiq, skeptikët shpesh hedhin dyshime mbi autenticitetin e provave të ekzistencës së tij.

Një prej replikave më të kontestuara është ajo që njihet si “Pëlhura e Torinos” që besohet se mban imazhin e zbehtë të fytyrës së Krishtit.

Lecka besohet se është ajo ma çka u mbulua fytyra e tij gjatë varrosjes, dhe është testuar nga studiues me shpresën për të zbuluar nëse është vërtet imazhi i Krishtit apo jo.

Lecka që ruhet në kishën me të njëjtin emër në Torino, po testohet me teknikat e reja vitet e fundit te cilat tregojnë se nuk ka shumë siguri që ajo të jetë prova e vërtetësisë.

Testimet në vitin 1988 thonin se ka 95 përqind shanse që lecka të jetë krijuar në vitet 1260 deri në 1390, pra shumë më vonë kohës kur Jezusi besohet se ka jetuar.

Por ajo nuk është e vetmja provë që hedh dyshime mbi cështjen, siç raportohet se kanë qenë dhe disa pjesë të kryqit ku Krishti u kryqëzua, të cilat janë të shpërndara në disa vende të Evropës, prej kohësh objekt spekulimesh se janë një tentativë për nxitje të turizmit.

Një tjetër objekt është dhe Heshta e Longinus, me të cilën Jezusi besohet se është vrarë pas kryqëzimit, për të cilën katër vende thonë se zotërojnë origjinalen.

Ndërsa Kryqi Gjembave i cili u shpëtua nga flakët që përfshinë katedralen e  Notre Dame në 2019, dhe u vendos në muzeun e Louvre, pretendon se ka gjembat origjinalë të hequr nga kurora që Krishti kishte në kokë.

Megjithëse autenticiteti i leckës së Torinos dhe objekteve të tjera debatohet, konsensusi mes akademikëve nuk konteston ekzistencën e Jezusit si person.

Studiues historikë dhe të besimeve fetare thonë se ka pasur një profet nga Galilee, që ishte pagëzuar dhe më vonë kryqëzuar nga romakët, por nuk mund të thuhet me siguri se ai ka qenë Krishti që ne njohim.

FOTO GALERI
1/3
“Pëlhura e Torinos” që besohet se mban imazhin e zbehtë të fytyrës së Krishtit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA