Duke filluar nga muaji maj, pacientët që kanë nevojë për koronarografi, angioplatike apo me urgjenca të tjera kardiake që vijnë nga Elbasani Durrësi, Korça dhe disa rrethina të Tiranës do të trajtohen ne shërbimin e hemondinamikës në ish-Sanatoriumin e Tiranës dhe jo më në qendrën spitalore universitare.
Ky shërbim funksionon të hënave 24 orë dhe gjatë javës nga ora 07.00 deri në orën 15:00.
“Kjo është një ndihmë e madhe qe i jepet komunitetit për pjesën lindore. Infarkti, sa më shpejt të mbërrijë pacienti në sallë, aq më mirë është dhe aq më shumë ndihmë i jepet. Një pacient që vjen nga Elbasani vjen për 20 minuta te ne. Sa më afër komuniteti aq më mirë është, do jepet një ndihmë goxha e madhe”– shprehet kardiologu Agron Meshi.
Por si do te orientohen pacientët për të marrë ndihmë mjekësore ne shërbimin e hemodinamikës në spitalin Shefqet Ndroqi?
“Çdo gjë do bëhet përmes urgjencës kombëtare. Shumica e pacientëve vijnë me ambulancën e urgjencës dhe ata do jenë koordinues mes nesh dhe QSUT. ne do të jemi në ndihmë të QSUT-së, do jetë edhe Fieri dhe Shkodran ë të njëjtën mënyrë. Urgjenca kombëtare do bëjë ndarjen e pacientëve dhe mënyrën e planifikimeve si do lëvizin pacientët”, -shton mjeku Agron Meshi.
Në spitalin Shefqet Ndroqi kryhen edhe ndërhyrje kirurgjikale ne zemër. Aktualisht kryhen deri ne 10 ndërhyrje në ditë.
Top Channel