Një 24 vjeçar është arrestuar pasi përplasi me makinë një të mitur.
J. Gj., banues në Shijak, duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar 17 vjeçaren e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihet shkaku apo rrethanat që çuan në këtë ngjarje.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe një 22 vjeçar në Tiranë. E. B., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin J. Gj., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar një të mitur 17-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel